Sipas saj, ata që po e mundësojnë dhe po e lejojnë këtë vjedhje e kanë bekimin e ministres në detyrë të Ekonomisë, Artane Rizvanollit dhe kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit.
“Ju kam thënë edhe më herët që përmes faturave të energjisë elektrike po ndodhë hajnina me e madhe që ky vend ka përjetu ndonjëherë – po vjedhet 24h në ditë, 7 ditë në javë secili qytetar i vendit”.
“Ata që po e mundësojnë dhe po e lejojnë këtë vjedhje e kanë bekimin e Artane Rizvanollit/Albin Kurtit. Militanta a po e cilësojmë patriotizëm edhe këtë?”, ka shkruar Bajrami.























