Deputetja nga komuniteti boshnjak, Duda Balje nuk ka ndryshuar qëndrim, pra nuk do ta votojë Albulena Haxhiun për kryeparlamentare.
Ajo tutje u shpreh se nuk pret ndryshim as sot.
“Jo nuk shoh ndryshim. Nuk ka pasur ndonjë hap tjetër, është situatë e njëjtë. Mendimin e kam të njëjtë. Krejt shkon me fuqi, kush ka më shumë fuqi, ka edhe përgjegjësi”, deklaroi Balje.