Më 17 shkurt do të mbahet një protestë madhështore në mbrojtje të krerëve të UÇK-së, të cilët prej 5 vitesh po mbahen në paraburgim në Hagë.
Protestën e ka përkrahur edhe shefi i grupit parlamentar të Partisë Socialiste të Shqipërisë, Taulant Balla.
Ai ka thënë se shqiptarë nga të gjitha trojet shqiptare do të jenë në sheshin “Skënderbeu” për t’i përkrahur krerët e UÇK-së.
“Më 17 shkurt 2026, në 18-vjetorin e pavarësisë së Kosovës, në kryeqytetin e vet Prishtinë, shqiptarët nga të gjitha trojet dhe nga diaspora kuq e zi mblidhen në PROTESTËN MË TË MADHE KOMBËTARE në mbështetje të KOMANDANTËVE të UÇK-së që mbahen prej 5 vitesh padrejtësisht në Hagë. Mos mungo”, ka shkruar Balla në llogarinë e tij në Facebook.























