Omer Bunjaku do të jetë drejtor i ri sportiv i Ballkanit.
Lajmin e ka konfirmuar skuadra nga Suhareka përmes një komunikate në rrjetet sociale.
32 vjeçari do të zëvendësoj Nderim Rexhepin i cili e ka vazhduar karrierën në Turqi.
Bunjaku më parë ka qenë drejtor sportiv i skuadrës së Shkupit, ku përveç që u shpall kampion i Maqedonisë së Veriut, arriti deri në Play-off të Ligës së Konferencës.
Ky është njoftimi i Ballkanit:
Të dashur tifozë,
Kemi kënaqësinë që ta prezantojmë drejtorin e ri sportiv.
Shtëpia e madhe e kampionëve në Kosovë, pasurohet edhe me një kampion shqiptar.
Mirë se vjen Omer Bunjaku!
32 vjeçari nga Shkupi, detyrën e drejtorit sportiv e ka kryer me shumë sukses edhe në skuadrën e qytetit të tij, ku vitin e kaluar u shpallën kampion në Maqedoninë e Veriut, derisa arritën deri në PlayOff-in e Konferencës së Evropës.
Bunjakut i dëshirojmë suksese në arritjen e objektivave tona të përbashkëta.