Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se për komunat që do të shkojnë në balotazh më 9 nëntor nuk do të hapet asnjë periudhë e re për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka bërë të ditur se në raundin e parë numri i votuesve nga diaspora ishte mbi 43 mijë, dhe nga ky numër do të përjashtohen vetëm votuesit e regjistruar në komunat ku nuk do të ketë raund të dytë.

“Në raundin e dytë të zgjedhjeve për kryetarë komunash, të drejtë vote jashtë Kosovës do të kenë vetëm votuesit që janë regjistruar me sukses gjatë periudhës së aplikimit për raundin e parë dhe vetëm për komunat ku do të zhvillohet raundi i dytë. Nuk do të hapet asnjë periudhë e re për regjistrimin e votuesve jashtë vendit, pasi do të përdoret e njëjta listë e votuesve e miratuar më herët nga KQZ-ja”, ka sqaruar Elezi.

Në këto zgjedhje, asnjë parti nuk arriti dominim të plotë, kryesisht për shkak të daljes së ulët në votime nën 40 për qind.

Related Posts