Bayern Munich ka konfirmuar zyrtarisht transferimin e sulmuesit anësor, Luis Diaz, nga Liverpooli.
Klubi bavarez ka realizuar një transferim të madh nga Reds dhe e ka bërë publike këtë marrëveshje të rëndësishme sot (e mërkurë).
Luis Diaz ka nënshkruar një kontratë katërvjeçare me Bayern Munich, e cila do ta mbajë atë në Mynih deri më 30 qershor 2029.
Njoftimi i klubit thekson: “FC Bayern ka nënshkruar me kolumbianin Luis Diaz nga kampionët e Ligës Premier, Liverpool.”
“Sulmuesi ka nënshkruar një kontratë në Mynih deri më 30 qershor 2029 dhe do të veshë numrin 14 për kampionët gjermanë,” shtohet në njoftim.