Shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas, paralajmëroi se tensionet në rritje në Ngushtica e Hormuzit tregojnë nevojën urgjente për një koalicion të fortë ndërkombëtar për sigurinë detare.
Duke folur në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, ajo theksoi se rrugët detare po përballen me kërcënime në rritje, përfshirë sulmet ndaj transportit dhe sabotimin e infrastrukturës nënujore.
Kallas u shpreh se situata në Ngushticën e Hormuzit është një thirrje e qartë për bashkëpunim global, me qëllim garantimin e kalimit të sigurt të dërgesave.
Ajo theksoi se siguria detare lidhet drejtpërdrejt me stabilitetin ekonomik dhe furnizimin me energji, ndërsa tensionet po rriten nga Deti Baltik deri në Detin e Kuq dhe Indo-Paqësor.
Sipas saj, Bashkimi Evropian do të vazhdojë të kundërshtojë çdo përpjekje që cenon lirinë e lundrimit, në shkelje të ligjit ndërkombëtar






















