Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka thënë se pas takimit me Kurtin, kanë dhënë ofertën e fundit dhe konkrete për të shmangur zgjedhjet, dhe kjo ofertë është që të zgjidhet për president kandidati i propozuar nga PDK.
“Sot në takimin e dytë që pata me z. Kurti pas mbledhjes së partisë, si PDK dhamë mundësinë e fundit dhe konkrete, kërkuam që të zgjidhet presidenti i propozuar nga PDK që të garantohet stabilitet institucional”, ka thënë Hamza.
Hamza thotë se me këtë, PDK vlerëson se ka përmbushur kontributin e saj.
“Me këtë ofertë do të bëhet në frymën e përgjegjësisë dhe për të mos lënë vend për krizë. PDK vlerëson se kontributi ynë është përmbushur”, ka shtuar ai.






















