Kanë përfunduar dy ndeshjet e fundit të javës së 33-të në Superligën e futbollit të Kosovës.
Të dy ndeshjet e sotme, Ballkani – Drita dhe Llapi – Ferizaji, përfunduan me barazim 1-1.
Drita e ka siguruar javën e kaluar titullin e Kampionit, pasi ka 70 pikë, 12 më shumë se Bllkani që renditet e dyta.
Por në tre xhirot e ardhshme interesant do të jetë gara për vendin e tretë, i cili dergon në garat evropiane.
Malisheva dhe Ferizaji renditetn në vendin e tretë dhe katërt, me nga 49 pikë, derisa Gjilani është në vendin e pestë, me 46 pikë.
Garë e nxehtë vazhdon të jetë në luftën për mbijetesë, ku Prishtina, Dukagjini, Llapi do të vazhdojnë të jenë të rrezikuara, së bashku me Suharekën.
Ndërkohë skuadra e Feronikelit ’74 tashmë edhe matematikisht është përshendetur nga elita e futbollit kosovar dhe sezonin e ardhshëm do të garoj në Ligën e Parë.
