Në një postim të fundit në Facebook, Bekim Jashari ka nderuar dëshmorët e Betejës së Gllogjanit, duke kujtuar ngjarjet historike të 24 marsit 1998, kur shumë heronj ranë për Lirinë dhe Pavarësinë e Kosovës.

Sot, bashkë me mixhën e tij, Rifat Jashari u përkul para atyre që dhanë jetën për lirinë që sot po e gëzojmë. Në postimin e tij, ai kujtoi veçanërisht Him Haradinaj, Gazmend e Agron Mehmetaj, vëllezërit Luan e Shkelzen Haradinaj dhe të gjithë dëshmorët e Dukagjinit, që u flijuan për çlirimin e Kosovës.

“Kosova është e mbushur me varre dëshmorësh që dëshmojnë sakrificën dhe heroizmin, me masakra që janë dëshmi e gjenocidit serb, dhe me kullat që mbeten simbol i qëndresës dhe heroizmit të popullit tonë në luftën për liri dhe pavarësi,” – shkruante Bekim Jashari në postimin e tij. Ai përfundoi me fjalët: “Lavdi dëshmorëve e martirëve të Lirisë!”

https://www.facebook.com/photo?fbid=1198373694988404&set=pcb.1198375501654890

Related Posts