Pas largimit nga shtëpia e “Big Brother VIP Kosova” në natën gjysmëfinale, Benita Zena duket se nuk ka ndërmend të largohet nga vëmendja e publikut, shkruan IndeksOnline.

Vetëm pak orë pas eliminimit, një postim misterioz në rrjetet sociale ka nxitur reagime dhe aludime të shumta. Menaxheri i saj, Driton Nuhiu, ka publikuar një video nga udhëtimi në Rrugën e Kombit, ku shihet duke u drejtuar drejt Shqipërisë.

Videoja është shoqëruar me mbishkrimin “Tiranë pritna…” dhe një emoji që simbolizon sekretin, duke shtuar dyshimet se Benita mund të ketë projekte të reja në Tiranë apo një paraqitje surprizë në ndonjë format tjetër televiziv.

Screenshot

Postimi ka ngjallur kureshtje te ndjekësit, të cilët po presin me interes lëvizjen e radhës së ish-banores së BBVK-së.

Screenshot

Related Posts