Zëvendësdrejtori i “Zyrës për Kosovën” në Qeverinë e Serbisë, Igor Popoviq, u arrestua të shtunën në Kosovë.
Kjo pasi ai gjatë një fjalimi të mbajtur në Hoçë të Rahovecit, kishte dhënë deklarata nxitëse dhe fyese ndaj Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Të dielën, zëvendësit të Petar Petkoviqit, iu caktua masa e paraburgimit prej një muaj.
Kjo ka alarmuar Serbinë.
Sot, është aktivizuar edhe Zyra e Prokurorit Publik.
Beogradi zyrtar, iu ka dhënë urdhër strukturave inteligjente dhe atyre të sigurisë për të shënjestruar pjesëtarë të Policisë së Kosovës.
Sipas një dokumenti, Zyra e Prokurorit Publik ka urdhëruar që të mblidhen informacione për ata që e arrestuan Popoviqin.
“Zyra e Prokurorit të Lartë Publik në Beograd iu ka dërguar kërkesa për mbledhje të informacionit të nevojshëm Drejtorisë së Policisë Kriminale pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Agjencisë së Sigurisë dhe Informacionit me qëllim të identifikimit të personave të cilët, më 18 korrik 2025, duke u paraqitur si e ashtuquajtura ‘Polici e Kosovës’, e arrestuan dhe e dërguan në Prishtinë ndihmësdrejtorin e Zyrës për Kosovën, Igor Popoviq”, thuhet në njoftim e Prokurorisë së Lartë Publike në Beograd, shkruajnë mediat serbe.
Siç thuhet, kërkesa është bërë me qëllim që të sqarohen elementet thelbësore sipas tyre për veprën penale të kidnapimit.