Premtimet e kryeministrit Edi Rama për pensionistët, kryedemokrati Sali Berisha i cilëson si mashtrime, ndaj i bën thirrje kësaj shtrese që t’i bashkohen protestës së nesërme të mosbindjes civile në Shkodër.
“U them pensionistëve se kurrë ndonjëherë në histori, nuk ka patur kurrë një qeveri të pashpirt, një qeveri që i urren dhe i përçmon ata, një qeveri që i mashtron çdo ditë, që me luksin dhe parajsën që ka ngritur për vete, mjerimi i tyre u duket lule. Por nesër në Shkodër është një rast për të gjithë për të shprehur urrejtjen, zemërimin kundër tij, kundër qeverisë së tij dhe bandave të tij”, tha Berisha.