Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha mbërrin te shkolla “Kosova”, i shoqëruar nga familjarët.

Ai u paraqit pranë qendrës së votimit me bashkëshorten, Liri Berishën. Ata hynë duke ndjekur procedurat standarde të votimit: kontrollin e emrit në listën e votimit, identifikimin e më pas votimi në hapësirën e fshehtë.

Pasi hodhi votën në kuti, Berisha bëri shenjën e tij të zakonshme me dy gishtat lart.

Së pari, një thirrje zemre për çdo qytetar shqiptar. Sot të votojë, të votojë, të votojë, të votojë për veten e tyre, për fëmijët e tyre, për pensionet dhe rrogat e tyre, për punën, punësimin, biznesin, fermën e tyre. Të votojnë për të ardhmen e fëmijëve të tyre në këtë vend. Të votojnë. Unë meqë më pyet, çdo njeri që takova, unë takova njerëz të gëzuar, të sigurt në votën e tyre dhe mezi presin rezultatin. Pra, do të kemi një ditë të dytë vere. Do të kemi një ditë të dytë vere ndaj dhe njëherë thirrja ime votoni, votoni, votoni!”

Related Posts