Avokati Besnik Berisha ka ndarë një rrëfim ekskluziv të kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhikut, në kohën sa ishte ministër i Infrastrukturës në kohën e qeverisë VV-LDK.

Berisha tha se Abdixhiku e ka gjetur disa herë kryeministrin Albin Kurti, të shtrirë me këmbë mbi kolltuqet e qeverisë duke thënë “s’di çka i bëra vetes, pse nuk ndeja në opozitë, por e mora këtë barrë me qeverisë”.

“Absolutisht është e saktë, jam dëshmitar që e kam dëgjuar në ditën kur ka ndodhur. Këmbët mbi kolltuqe, i shtrirë, pa kravatë, i ardhur prej kuvendit, ka thënë ‘s’di cka i bëra vetes, e mora me qeverisë, mirë kam qenë në pozitën e opozitarit’”, tha Berisha në “DPT te Fidani” në Klan Kosova.

Tutje, ai tha se këto fjalë të Kurtit i ka dëgjuar prej njeriut që e ka parë me sytë e tij të shtrirë dhe i ka dëgjuar prej njeriut që i ka artikuluar fjalët e Kurtit.

Related Posts