Zëvendëskryeministri në detyrë, Besnik Bislimi, pritet të intervistohet sot nga Prokuroria Speciale, në lidhje me hetimet që lidhen me dhënien me qira të fabrikës për përpunimin e nënprodukteve shtazore, që është nën kompetencën e Ministrisë së Bujqësisë.

Bislimi është ftuar për intervistim të hënën, mirëpo për shkak të angazhimeve zyrtare, ai ka kërkuar që deklarimi të bëhet sot (e martë) në orën 09:30.

Kjo thirrje për intervistim vjen pas deklaratave publike të ministrit në detyrë të Bujqësisë, Faton Peci, i cili në një intervistë në media, e implikoi Bislimin në çështjen e funksionalizimit të fabrikës së mbetjeve shtazore.

“Më ka ftuar në zyre dy herë për këtë temë edhe bashkë me stafin që merret me vlerësimin e mekanizmave evropian dhe e ka ngritë shqetësimin që nuk mundemi me vazhdu me lanë Kosovën në pikën ku ne vazhdojmë me pas një prej vërejtjeve kryesore, mos funksionalizmin e fabrikës…më ka thirrë për herë të dytë, kam shku bashkë me kryeshefin. Zv/kryeministri Besnik Bislimi ka thënë nuk është e rëndësishme sa ka me pasë kosto financiare, e rëndësishme është me i trajtu mbetjet shtazore”, – deklaronte Peci më 16 maj 2025.

 

Related Posts