Skuadra e Mechelen barazoi 1:1 ndaj STVV-s në javën e 27-të në elitën e futbollit belg.

Trajneri shqiptar, Besnik Hasi i klubit Mechelen ishte tejet i nervozuar, pasi një tifoz i klubit të tij filloi të ofendonte nga tribunat.

Hasi filloi të argumentonte me tifozin i cili ishte në tribuna dhe gati sa nuk hipi lartë për t’u përballur me të edhe në aspektin fizik.

Pas ndeshjes, trajneri shqiptar tha se detyra e tij ishte t’i mbronte lojtarët e tij.

Nuk e di saktësisht se çfarë tha ai. Nuk më kujtohet. Nuk e di nëse kishte probleme me mua apo lojtarët. Por unë duhet t’i mbroj djemtë e mi. Nuk është koha për të sulmuar. Të gjithë po bëjmë çmos për ta shpëtuar skuadrën. Duhet të jemi të bashkuar”, u shpreh Besnik Hasi pas ndeshjes.

 

Kujtojmë që skuadra e Mechelen është në pozitën e nëntë me 32 pikë.

Related Posts