Kandidati i LDK-së për kryetar të Fushë Kosovës, Besnik Osmani, ka zhvilluar një takim të hapur me banorët e Bardhit të Madh, ku ka prezantuar programin qeverisës dhe kandidatët e kësaj zone.

Takimi u karakterizua me mikpritje të ngrohtë dhe përkrahje të madhe qytetare, që sipas Osmanit, janë tregues i besimit që qytetarët po i japin alternativës së ndryshimit dhe qeverisjes së përgjegjshme.

“Falënderim i veçantë për pritjen dhe mbështetjen e sinqertë që na dhatë. Së bashku do të punojmë për projekte që garantojnë mirëqenie dhe zhvillim për të gjithë qytetarët, pa dallim. Çdo vendbanim do të mbetet në qendër të vëmendjes sonë,” deklaroi Osmani.

Ai shtoi se mandati i parë qeverisës do të shënojë fillimin e shumë investimeve konkrete në infrastrukturë, arsim dhe shërbime publike, duke e bërë Fushë Kosovën një komunë më funksionale dhe më të barabartë për të gjithë.

Fushë Kosova, sipas Osmanit, ka potencial për zhvillim të shpejtë, dhe këtë mundësi LDK synon ta kthejë në realitet përmes punës, përkushtimit dhe bashkëpunimit me qytetarët në çdo lagje e fshat të komunës.

Related Posts