Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për komunën e Fushë Kosovës, Besnik Osmani, ka nisur zyrtarisht fushatën zgjedhore me një tubim në qytet. Në një sallë të mbushur me qytetarë, Osmani është shprehur mirënjohës për mbështetjen e banorëve.
“Faleminderit banorëve të Fushë Kosovës dhe të gjitha fshatrave për përkrahjen e jashtëzakonshme sonte!”, ka shkruar ai në një postim në rrjetet sociale, duke e konsideruar këtë mbështetje si motivim shtesë për të çuar përpara vizionin e tij për komunën.
LDK ka bërë të ditur se do të zhvillojë një fushatë të fokusuar në zhvillim, transparencë dhe përfaqësim qytetar, ndërsa Osmani garon me numrin 113.
https://www.facebook.com/share/p/1BFEg5CWnJ/?mibextid=wwXIfr