Kandidati për kryetar të Fushë Kosovës nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Besnik Osmani, ka vizituar sot familjen Bullatovci në Miradi të Poshtme, ku u mirëprit ngrohtësisht nga Gëzim Bullatovci dhe familja e tij.
Osmani vlerësoi kontributin e kësaj familjeje ndër vite për zhvillimin e demokracisë dhe përparimin e komunës, duke theksuar rëndësinë e mbështetjes së qytetarëve në rrugëtimin e tij politik.
“Faleminderit familjes Bullatovci për pritjen e ngrohtë dhe përkrahjen e madhe! Kjo mbështetje na jep forcë e besim për të vazhduar punën me përkushtim, në shërbim të qytetarëve dhe të së ardhmes që e meritojmë të gjithë bashkë,” ka deklaruar Osmani.
Besnik Osmani është kandidat për kryetar të Komunës së Fushë Kosovës me numrin 113, nën moton “Fushë Kosova PËRTEJ”.























