Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Komunës së Fushë Kosovës, Besnik Osmani, ka vazhduar takimet me banorët e lagjeve dhe aktivistët e LDK-së, në kuadër të fushatës zgjedhore.

Gjatë këtyre takimeve, Osmani ka prezantuar projektet konkrete që parashihen të realizohen pas zgjedhjeve, projekte që, sipas tij, po mirëpriten gjerësisht nga qytetarët për shkak të ndikimit të drejtpërdrejtë në komunitet.

Ai ka theksuar se pas fitores së së dielës, fokusi do të jetë krijimi i një ekipi menaxherial profesional dhe të përkushtuar, që do të zbatojë me efikasitet të gjitha planet zhvillimore për Fushë Kosovën.

Besnik Osmani garon me numrin 113 – numrin që ai e cilëson si simbol të fitores dhe ndryshimit të pritshëm në qeverisjen lokale.

Related Posts