Kandidati për kryetar të Fushë Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besnik Osmani, ka prezantuar një projekt të ri infrastrukturor që synon përmirësimin e jetesës dhe zhvillimin urban të qytetit.
Projekti parasheh rregullimin e shtigjeve për ecje përgjatë lumit Drenica në Bardh të Madh, si dhe lidhjen e tyre me Parkun e Pishave, duke krijuar një hapësirë të integruar për rekreacion dhe shëtitje për qytetarët.
Osmani ka theksuar se ky projekt është pjesë e vizionit të tij për ta bërë Fushë Kosovën një qytet më të gjelbër, më të pastër dhe më të përshtatshëm për familjet dhe dashamirët e natyrës.
Ky plan urban, i paralajmëruar në kuadër të fushatës për balotazhin e 9 nëntorit, pritet të jetë një nga investimet që do të lidhë komunitetet përreth dhe do të krijojë më shumë hapësira publike të dedikuara për qytetarët.

























