Besnik Osmani, kandidat i LDK-së për kryetar të komunës së Fushë Kosovës, së bashku me ekipin e tij, takoi banorët pranë Stacionit të Trenit, ku biseduan për programin qeverisës dhe ndikimin e tij të drejtpërdrejtë në jetën e përditshme të qytetarëve.

Gjatë takimit, Osmani dhe ekipi dëgjuan nga afër zërin e qytetarëve për të reflektuar mbi hapat konkretë që duhen ndërmarrë në zbatim të programit qeverisës.

Banorët shprehën mendimet, shqetësimet dhe pritshmëritë e tyre, veçanërisht për përmirësimin e shërbimeve publike, infrastrukturës dhe mundësive për zhvillim.

Ky aktivitet është pjesë e angazhimit të iniciativës “Fushë Kosova PËRTEJ” për të qenë pranë qytetarëve dhe për të ndërtuar një vizion të përbashkët për të ardhmen e komunës./Rilindjashqiptare/

Related Posts