Kandidati për kryetar komune nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besnik Osmani, ka zhvilluar një takim të ngrohtë me qytetarët në restorantin “Kopshti”.

Në këtë takim morën pjesë edhe kryetari i degës së PDK-së me të cilin ai ka koalicion, z. Tërnava, deputeti Fadil Hadergjonaj dhe Nuredin Ibishi – Komandant Leka.

Gjatë takimit u zhvillua një bisedë e hapur me qytetarët, ku u diskutuan tema të rëndësishme që lidhen me zhvillimin e komunës dhe përmirësimin e jetës së përditshme.

Qytetarët shprehën interesim dhe përkrahje për vizionin që Besnik Osmani dhe ekipi i tij po prezantojnë, ndërsa takime të ngjashme do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim si pjesë e komunikimit të drejtpërdrejtë me komunitetin.

Related Posts