Banorja e edicionit të katërt të Big Brother VIP Kosova, Bia Khalifa, ka vendosur t’i përshëndesë ndjekësit e formatit, por këtë herë në mënyrën e saj karakteristike – provokuese dhe plot vetëbesim.
Gjatë momentit të përshëndetjes, Bia u shfaq joshëse, duke theksuar linjat e saj trupore dhe duke bërë lëvizje që menjëherë tërhoqën vëmendjen e kamerave.
Ajo jo vetëm që u paraqit me një qëndrim sensual, por në disa momente realizoi edhe mimika flirtuese, madje nxori edhe gjuhën, gjë që e bëri klipin edhe më provokues.























