Kanye West dhe bashkëshortja e tij, Bianca Censori, u shfaqën në Brooklyn këtë fundjavë, ku veshja e saj mori gjithë vëmendjen: të brendshme të bëra nga karamele.
Kjo dalje është vetëm një tjetër provokim publik nga çifti, i njohur për paraqitjet e tyre të guximshme.
Bianca, 30 vjeçe, me origjinë australiane, kishte veshur një dy pjesësh prej qindra karamelesh shumëngjyrëshe, teksa shoqëronte Kanye-n në një ditë të nxehtë vere.
Ajo është kthyer në figurë të komenteve të shumta për stilin e saj gjithnjë më sfidues – duke përfshirë edhe paraqitjen e saj gati nudo në ndarjen e çmimeve ‘Grammy’ më herët këtë vit.