Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, ka autorizuar përdorimin e raketave me rreze të gjatë veprimi nga Ukraina kundër Rusisë, kanë thënë zyrtarët amerikanë.
“The New York Times” ka raportuar të dielënse Ukraina synon t’i kryejë sulmet e para me sistemin ajror ATACMS në ditët në vijim, me qëllim për t’i mbrojtur forcat e saj në rajonin Kursk të Rusisë.
Vendimi i Bidenit, kur i kanë mbetur pak muaj deri në largimin nga Shtëpia e Bardhë, po cilësohet ndryshim i madh në politikën amerikane.
Zyrtarë amerikanë kanë thënë se lejimi i ushtrisë ukrainase për të përdorur armë të SHBA-së me rreze të gjatë veprimi është kundërpërgjigje ndaj dërgimit të trupave verikoreane në Rusi.