Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të shtunë në Tiranë, ku një punëtor ka humbur jetën tragjikisht.

Sipas informacioneve, viktima është një burrë rreth 66 vjeç, i identifikuar si B. K., i cili ka rënë nga soleta e një ndërtese katër katëshe në rrugën “Naum Veqilharxhi” në kryeqytet.

Ngjarja ka ndodhur në orën 11:35 të paradites, dhe punëtori ka humbur jetën në vendin e ngjarjes.

Sipas burimeve, bëhet fjalë për një aksident në punë, dhe grupi hetimor ka nisur menjëherë hetimet për zbardhjen e rrethanave të plota të incidentit. Shtëpia ku ka ndodhur aksidenti është pronë e shtetasit A. G.

“Më datë 08.02.2025, rreth orës 11:35, në rrugën “Naum Veqilharxhi”, në një banesë katër katëshe në pronësi të shtetasit A. G., ka rënë nga soleta punëtori shtetasi B. K., rreth 66 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë. Grupi Hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë

Related Posts