Themeluesi i Microsoft paralajmëron për festat e ardhshme në një intervistë të fundit.
Themeluesi i Microsoft Bill Gates është një nga zërat më të dëgjuar që nga fillimi i pandemisë. Në një intervistë për CNN, ai ishte optimist për një vaksinë, por në të njëjtën kohë paralajmëron dimrin e ardhshëm, transmeton Telegrafi.
“Ne duhet të shqetësohemi shumë për 6 muajt e ardhshëm”, tha Gates.
Duhet pritur që numri i vdekjeve ditore në SHBA do të vazhdojë të jetë 2,000 ose më shumë. Situata duhet të lehtësohet vetëm në pranverë, ndër të tjera për shkak të vaksinave dhe motit më të ngrohtë.
“Vaksinat do të funksionojnë”
Gates sheh zhvillimin e vaksinave në rrugën e duhur.
How confident is @BillGates in Covid-19 vaccine candidates? And how worrisome is America's stilted presidential transition?
Pt. 2 of our conversation, from today's GPS: pic.twitter.com/Rev3faRGeU
— Fareed Zakaria (@FareedZakaria) November 22, 2020
“Pothuajse të gjitha vaksinat do të funksionojnë dhe do të jenë shumë efektive”, tha Gates.
Në Shtetet e Bashkuara, 26 nëntori, Dita e Falënderimeve, është një festë e rëndësishme që zakonisht pret festime të mëdha familjare. Prandaj, Gates u bën thirrje bashkëqytetarëve të tij që të jenë të kujdesshëm, veçanërisht gjatë pushimeve, dhe të shmangin takimet e mëdha. /Telegrafi/