Pas një pune të gjatë nën masa të veçanta hetimore, sot në orët e mëngjesit, Policia e Kosovës, ka arrestuar personin e dyshuar V. M. (1999), mbi dyshimin e bazuar për përfshirje në veprën penale “Blerja, Posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e substancave narkotike, psikotrope ose analoge”.
Sipas Policisë, gjatë bastisjes në shtëpinë e të dyshuarit është gjetur dhe konfiskuar një sasi e konsiderueshme e substancës narkotike, e dyshuar e llojit Marihuane, tri peshore elektronike dhe para me vlerë prej 1630 euro.
“Substancës së dyshuar narkotike iu është bërë testi fushor i cili ka rezultuar pozitiv dhe ka peshuar 10.488 kg. Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit dhe i njëjti ka sugjeruar që i dyshuari pas intervistimit të dërgohet në mbajte. Angazhimi dhe përkushtimi i Policisë së Kosovës ndaj luftimit të dukurive negative dhe parandalimit të aktiviteteve kriminale, do të vazhdojë të mbetet ndër objektivat kyçe”, thuhet në njoftim./Rilindja Shqiptare/