Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka njoftuar se pas një vizite në Suharekë, në këtë parti është rikthyer Blerim Kuqi.

Abdixhiku tha se me kryetarin e degës së LDK-së në Suharekë, Ardian Shalën, po ndërtojnë një ekip të fitores për këtë qytet në zgjedhjet e ardhshme lokale.

“Mes optimizmit të madh e frymës që po na ndërtohet, këtij qytetit do t’i japim dhe ekip dhe program lokal si asnjëherë më parë.

“Aty afër u ndalëm dhe për një kafe. Mes qytetarëve të shumtë biseduam hapur. Por kjo ditë nisi diçka dhe më të madhe. Bashkimin. Bashkimin e të gjithë atyre që ndihen se i përkasin LDK-së. Gjithë atyre që janë ndjerë të lënë anash e pa përfaqësim, u them ejani; mos u ankoni, ejani ndihmoni”, shkroi Abdixhiku, transmeton Klankosova.tv.

Tutje, kreu i LDK-së tha se do të jenë në çdo qytet për ta bërë këtë bashkim, ku Suhareka e nisi sot.

 

Related Posts