Një shoqatë islamike shqiptare po mbledh donacione për një xhami të re të madhe. Projekti vlerësohet të kushtojë deri në 15 milionë franga zvicerane, njofton mediumi zviceran Blick.
Në fund të qershorit 2025, rreth 30 shqiptarë u takuan në një parking në St. Gallen. St.Gallen (të cilit shqiptarët në gjuhën kollokuiale i referohen edhe si Sangallë). Atje, në Fürstenlandstrasse, midis shinave hekurudhore dhe një zone rekreative, ata planifikojnë të ndërtojnë një xhami. Burrat diskutuan planet e ndërtimit dhe procesin e lejeve. Pak më vonë, ata shkruan në Facebook: “Allahu na ndihmoftë që realizimi i xhamisë sonë të re në St. Gallen të jetë sa më i lehtë”, shkruan Blick.
Iniciatorët ende po heshtin. Planet e xhamisë janë në një fazë shumë të hershme dhe ende nuk është paraqitur një kërkesë për ndërtim. Ata nuk duan të thonë më shumë në këtë kohë.
Megjithatë, informacioni në postimet në Facebook dhe në një faqe interneti për mbledhjen e fondeve është mjaft specifik. Vizualizimet tregojnë ndërtesën e re: një strukturë futuriste me një kupolë xhamie mbresëlënëse, e projektuar nga një arkitekt shqiptar nga Schlieren, Cyrih, i cili gjithashtu projektoi xhaminë shqiptare në Winterthur-Töss, Cyrih, njofton Blick.
Në vazhdim thuhet se, pas projektit në shkallë të gjerë në St. Gallen qëndron Bashkësia Islame El-Hidaje, që në arabisht do të thotë “udhëzim”. Shoqata ka drejtuar një xhami të vogël në periferi të St. Gallen për dekada të tëra.
Sipas deklaratave të mëparshme nga zyrtarët e xhamisë, ndërtesa prej 1,000 metrash katrorë do të kushtojë rreth dhjetë milionë franga zvicerane, me tokën që kushton pesë milionë. Kjo do ta bënte xhaminë një nga më të mëdhatë në Zvicrën gjermanishtfolëse.






















