Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri dhe Andi Zeqiri do të luajnë sot për herë të parë kundër shtetit të tyre amë.
Një artikull te veçantë për këtë fakt e ka shkruar sot gazeta e madhe zvicerane “Blick” që e cilëson këtë përballje të yjeve të tyre nga Kosova si përballje me “rrënjët e tyre” .
“Sot do të jetë një lojë shumë e veçantë për Andi Zeqirin, Granit Xhakën dhe Xherdan Shaqirin. Yjet e kombëtares sonë për herë të parë në karrierën e tyre luajnë kundër Kosovës, vendit të prindërve, rrënjëve të tyre”, shkruan “Blick”, transmeton Rilindja Shqiptare.
“Xhaka, i cili luan ndeshjen e 100-të për Zvicrën kundër Kosovës, Shaqiri dhe Zeqiri mezi presin takimin special. Një lojë miqësore që kërkon miqësi. Zvicra dhe Kosova ndajnë një miqësi të madhe”, vazhdon artikulli i gazetës zvicerane.
Ndryshe, që të tre, Xhaka, Zeqiri dhe Shaqiri kanë deklaruar para ndeshjes se do të japin maksimumin për të marrë fitore kundër Kosovës.
Përballja mes Zvicrës dhe Kosovës do të zhvillohet sot me fillim nga ora 18:00.