Deputetët e do të mblidhen sërish sot në një tentativë të radhës për konstituimin e Kuvendit.
Kjo është hera e 36-të që Kuvendi mblidhet me shpresën për konstituim, një situatë e paprecedentë në historinë e demokracisë parlamentare të Kosovës.
Pavaresisht përpjekjeve të njëpasnjëshme, deri më tani nuk është arritur konsensus ndërmjet partive politike për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit dhe themelimin e organeve të tjera të brendshme.
Seanca është thirrur për orën 11:00, ndërsa nuk pritet që të ketë ndonjë ndryshim , pasi që partitë politike po vazhdojnë të qëndrojnë në pozicione të njëjta sa i përket emrit të Albulena Haxhiut të propozuar nga LVV si kandidate për kryeparlamentare.
Përfaqësues të komunitetit ndërkombëtar dhe shoqërisë civile në vend kanë bërë thirrje të vazhdueshme për dialog politik dhe përgjegjësi institucionale, duke theksuar se zvarritja e procesit dëmton funksionimin demokratik të shtetit dhe pengon përparimin në fusha të rëndësishme si integrimi evropian, reformat dhe zhvillimi ekonomik.
Mungesa e Kuvendit funksional ka bllokuar edhe punën e qeverisë, e cila aktualisht vepron me kompetenca të kufizuara.