Kuvendi i Kosovës do të mblidhet sot në ora 11:00 për herë të 32-të që nga 15 prilli, në një tjetër përpjekje për konstituim, shkruan Reporteri.net.

Procesi ka ngecur për shkak të pamundësisë për të zgjedhur Kryetarin e Kuvendit, ku Albulena Haxhiu, e propozuar nga Vetëvendosje për Kryeparlamentare, s’ka arritur të marrë 61 votat e nevojshme në asnjë nga votimet.

Partitë politike kanë refuzuar të mbështesin kandidaturën e Albulena Haxhiut për Kryeparlamentare dhe janë kundër votimit të fshehtë.

Vetëvendosje këmbëngul të mos ndryshojë as emrin e propozuar dhe as formën e votimit.

PDK dhe AAK kanë kërkuar emër të ri nga VV, ndërsa LDK ka deklaruar se nuk do të votojë asnjë kandidat të saj.

Presidentja Vjosa Osmani deri tani ka mbajtur dy takime konsultative me liderët politikë për të diskutuar konstituimin, ndersa pritet t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për të kërkuar zgjidhje ligjore për bllokadën.

/Reporteri/

The post Bllokada në Kuvendin e Kosovës, betejë pa fitues qe dy muaj për Kryeparlamentari first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.

Related Posts