Veton Berisha nga Partia Liberale Egjiptiane në emisionin “Info Magazine” tha se si parti dëshirojnë të kenë një qeveri të qëndrueshme.
“Plani jonë dhe për çka jemi ne tash të thirrur, do të donim ta kishim një qeveri të qëndrueshme, që t’i ketë numrat, që na jep një qëndrueshmëri dhe siguri më të gjatë. Jam ithtar të asaj që t’i kemi qysh tash numrat për zgjedhjen e presidentit, pasi rrezikojmë edhe në atë kohë të shkojmë në zgjedhje”.
Tutje, Berisha përsëriti qëndrimin e tij rreth votimit të fshehtë për të zgjedhur kryesinë e Kuvendit, e i cili është kundër.