Alonso e dëshiron me çdo kusht, Perez përgatit 100 milionë euro për yllin e Serie A.

Klubet e mëdha të Europës nuk shqetësohen vetëm për rezultatet e fushës, por edhe për merkaton e verës.

Mes skuadrave më aktive është padyshim Reali, me Los Blancos që kanë piketuar goditjen e parë për verën e ardhshme.

Mediat spanjolle kanë lëshuar një lajm bombastik duke raportuar se Reali synon transferimin e Kenan Yildiz nga Juventusi.

Xabi Alonso ia ka kërkuar Perezit afrimin e Yildiz dhe Madrilenët janë të gatshëm të ofrojnë 100 milionë euro për kartonin e sulmuesit turk.

Yildiz po shkëlqen me Juventusin këtë sezon duke realizuar 5 gola dhe 6 asistime në 15 paraqitje.

Related Posts