Tashmë është fakt, Ori Nebiaj pranoi mandatin e deputetes në Kuvendin e Shqipërisë dukë lënë në mes moderimin e “Përputhen”.
Tani pyetja që po “mundon” publikun është kush do të jetë prezantuesja që do të marrë në dorë frenat e moderimit të programit.
Me shumë gjasa do të jetë Bora Zemani
Emisioni “Shqiperia live” ka hapur një sondazh në lidhje me këtë temë dhe më e pëlqyera e publikut rezulton Bora, e cila ka marrë 53% të votave, e pasuar nga Elona Duro me 17 %, Nevina Shtylla 16% dhe Elita Rudi 14 %.
A do e dëgjojë Bora zërin e fansave që po kërkojnë rikthimin e saj, kjo mbetet për t”u parë.