Federata e Basketbollit të Kosovës ka njoftuar sot për mbledhjen e rradhës së bordit të saj.
Sipas njoftimit, bordi i FBK-së, në mbledhjen e mbajtur më 20 gusht 2025 në Prishtinë ka marrë këto vendime:
- Miraton Propozicionet e Garave të kategorive seniore dhe Rregulloren për Regjistrim dhe Kalim për edicionin 2025/26.
- Miraton kalendarët e garave për ProCredit Superligën dhe Superligën e Femrave për edicionin 2025/26.
- Miraton sistemin e garave për grupmoshat e reja për gjeneratat U10, U12, U14, U16 dhe U18.
- Miraton krijimin e Ligës Zhvillimore U21 për Vajza.
- Vazhdon mandatin edhe për një edicion Komisionit të Garave të FBK-së në përbërje: Armend Hamiti (Kryetar), Arianit Shala dhe Ismet Ferati (anëtarë).
- Miraton kërkesën e KB Drita, Gjilan, për inkuadrim në Ligën e Parë të Meshkujve për edicionin 2025/26, pas plotësimit të kritereve për licencim dhe garim, me qëllim zhvillimin e basketbollit në rajonin e Gjilanit.
- Miraton Rregulloren për Licencim të Trajnerëve.
- Miraton Rregulloren për Marketing dhe Udhëzuesin për Shitjen e Biletave Online.
- Vendos që Nënkryetari Fatmir Gashi të jetë mbikëqyrës i procesit të hartimit të Planit Strategjik 2026–2030 në bashkëpunim me FIBA.
- Vendos që takimi i FIBA Europe Youth Commission të organizohet më 17 tetor 2025 në Prishtinë.
- Vendos që FIBA Europe U14 Get Together të mbahet më 17–18 tetor 2025 në Prishtinë.
- Vendos fillimin e përgatitjeve për themelimin e Tribunalit të Arbitrazhit të Basketbollit në nivel vendor.
- Miraton propozimin për identitetin e ri të FBK-së – “Basketbolli 3.0” dhe vendos që lansimi i tij të bëhet më 17 shtator 2025, para fillimit të edicionit të ri të garave në ProCredit Superligë dhe Superligën e Femrave.
Vendimet hyjnë në fuqi menjëherë.