Jugperëndimi i Turqisë po digjet, por nga verilindja e vendit mbërrin një lajm i pazakontë.
Reshje te dendura bore u regjistruan në dy qytete turke, duke befasuar si banorët vendas, ashtu edhe turistët që ndodheshin aty.
Në fillim të muajit korrik, një shtresë dëbore ka mbuluar zonat e larta malore të këtyre qyteteve, duke krijuar një pamje të pazakontë dhe të mahnitshme natyrore.
Nga sa pohojnë ekspertë vendas të metereologjisë, temperaturat aty kishin rënë ndjeshëm duke i dhënë natyrës një pamje tipike dimërore, e cila është shumë e rrallë për këtë periudhë të vitit.
Fenomeni i dëborës në muajin korrik ka shkaktuar habi dhe entuziazëm, ndërsa pamjet u përhapen menjëherë ë rrjetet sociale dhe mediat vendase dhe ndërkombëtare.
Turistët e pranishëm në zonë kanë shfrytëzuar mundësinë për të bërë fotografi dhe për të përjetuar këtë ngjarje të rrallë.
Autoritetet lokale i kanë paralajmëruar qytetarët për mundësinë e vazhdimit të ndryshimeve të papritura të temperaturave në rajon, duke i këshilluar ata të jenë të përgatitur për mot të ftohtë dhe reshje të mëtejshme, pavarësisht se jemi në stinën e nxehtë.
Në perëndim të Turqisë sakaq vazhdojnë zjarret që kanë shkaktuar vdekjen e dy njerëzve, shpërnguljen e dhjetëra mijëra banorëve dhe dëmtimin e rreth 200 banesave.
Zjarret thuhet të jenë shkaktuar nga temperaturat e larta, erërat e forta dhe lagështia e ulët.