Vladimir Putini mund të shpallë një luftë të re botërore brenda disa ditësh, ka paralajmëruar Sekretari britanik i Mbrojtjes.
Paralajmërimi vjen pasi Rusia tha se pushtimi i Ukrainës mund të përfundojë me një luftë botërore bërthamore, raportoi The Sun të premten.
Sekretari i Mbrojtjes, Ben Wallace, ka paralajmëruar se tirani rus mund të përdorë festimet tradicionale të Ditës së Fitores më 9 maj, që shënojnë fundin e Luftës së Dytë Botërore, për të thirrur trupat për një “luftë me nazistët e botës”.
Ai tha gjithashtu se pushtimi i Ukrainës nga Rusia rrezikon të shndërrohet në “një lloj rritjeje kanceroze” që duhet të ndërpritet.
Deklarata e tij erdhi pasi nga transmetuesi shtetëror rus RT u tha në një transmetim se është “më e mundshme” që presidenti rus të nisë një sulm bërthamor sesa të lejojë Rusinë të humbasë luftën.
“Nuk do të çuditesha… Se ai ka mundësi të deklarojë në maj se “Tani jemi në luftë me nazistët e botës dhe duhet të mobilizojmë masivisht popullin rus’”.
“Putini, pasi ka dështuar në pothuajse të gjitha objektivat, mund të kërkojë të konsolidojë atë që ka… Dhe thjesht të jetë një lloj rritje kanceroze brenda vendit”, tha ai, duke shtuar se duhet t’i ndihmojnë ukrainasit për t’i shtyrë rusët prapa.
Wallace tha gjithashtu se Britania e Madhe do të vazhdojë të furnizojë me armë qeverinë në Kiev dhe po kërkon të sigurojë raketa kundër anijeve.
Më herët, ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, paralajmëroi se rreziku për luftën e tretë botërore është i lartë me armët britanike dhe të NATO-s të dërguara të Ukrainë.