Bomba e Luftës së Dytë Botërore në Hamburg të Gjermanisë është çaktivizuar.

Bomba e pashpërthyer përmbante 250 kilogramë eksploziv dhe një fitil impakti, shkruan Bild.

Kjo nuk është e pazakontë, pasi edhe pothuajse 80 vjet pas përfundimit të luftës, bomba ajrore nga Lufta e Dytë Botërore ende zbulohen në Hamburg.

Ndryshe, shërbimi i çaktivizimit të bombave në Hamburg filloi me punën rreth orës 3 pasdite, para se të iu duhej të evakuoheshin nga zona e rrezikut.

Related Posts