Nga 11 qershori e deri më 19 korrik do të mbahet Kampionati Botëror i vitit 2026.
Tre shtete do të jenë organizatore të Kupës së Botës, ku Meksika, Canada dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë nikoqire.
Tashmë është bërë e ditur edhe data e hedhjes së shortit për Kampionatin Botëror.
Ashtu siç kishte njoftuar Presidenti i ShBA-ve, Donald Trump, shorti do tl hidhet me datën 5 dhjetor.
Në garë për tu kualifikuar në Kampionatin Botëror është edhe Kosova, ku në kualifikueset të cilat fillojnë në shtator dhe mbarojnë në nentorë, “Dardanët” për kundërshtar kanë Zvicrën, Suedinë dhe Slloveninë.