Reperi i njohur shqiptar, Capital T, dhe modelja e famshme Adrola Dushi kanë zgjedhur të largohen nga zhurma dhe ritmi i përditshëm i jetës për të kaluar një fundjavë romantike në një nga zonat më piktoreske të Italisë – Toskanë.

Ky udhëtim i përbashkët ka ngjallur edhe një herë spekulime rreth marrëdhënies së tyre, e cila prej kohësh ka qenë në vëmendjen e mediave rozë dhe fansave të dyshes.

Në rrjetet sociale, Capital T ndau disa fotografi nga momentet e qeta dhe të përzemërta të qëndrimit të tyre në Toskanë.

Foto: Capital T/Instagram

Në njërën prej tyre, reperi dhe Adrola shihen duke mbajtur duart, në një skenë intime që duket larg syrit të publikut dhe çdo ndërhyrjeje mediatike.

Fotografitë janë të shoqëruara me përshkrimin e shkurtë: “Çfarë fundjave”, duke lënë të kuptohet se bëhet fjalë për ditë të mbushura me dashuri, qetësi dhe lidhje personale.

Dyshja ka preferuar të mos bëjnë komente të drejtpërdrejta për lidhjen e tyre, por veprimet dhe postimet e tyre flasin më shumë se fjalët.

Related Posts