Cardi B tregoi të pasmet e saj të famshme me një fustan të zi me detaje zinxhiri të artë, ndërsa puthte të dashurin e saj, Stefon Diggs, gjatë festës së 32-vjetorit të tij në Miami.

Stilisti Kollin Carter dhe grimerja Erika La’ Pearl Roman u kujdesën për pamjen e reperes, ndërsa flokët e saj u stiluan nga Tokyo Stylez me frymëzim nga Selena.

Gjatë festës, Cardi B këndoi një version të këngës “Happy Birthday” të Stevie Wonder dhe Diggs i fryu qirinjtë e tortës, shkruan DailyMail.

Reperja, e cila ka 286.9 milionë ndjekës në rrjetet sociale, shpërndau gjithashtu 100,000 dollarë (afërsisht 93,000 euro) për balerinët ekzotikë.

Kjo festë vjen pak kohë pas lindjes së fëmijës së saj të katërt më 4 nëntor. Cardi B dhe ish-bashkëshorti i saj Offset kanë tre fëmijë: Kulture, Wave dhe Blossom.

Related Posts