Sipas trajnerit më të suksesshëm të Real Madrid për nga numri i trofeve të fituar, Xabi Alonso dështoi në Madrid sepse nuk pati kohë të mjaftueshme për të zbatuar metodat e tij.

Carlo Ancelotti, që tani po drejton Kombëtaren e Brazilit ka komentuar situatën e Alonsos, i cili u shkarkua vetëm disa muaj pasi mori drejtimin e klubit madrilen.

“Ai ka hasur vështirësi”.

“Fryma e adaptimit është një komponent shumë i rëndësishëm në punën e një trajneri dhe përpjekja për të rikrijuar një atmosferë kërkon kohë, kohë që jo gjithmonë mund të arrihet”.

Ancelotti, u pasua te Real Madridi nga Alonso, i cili u shkarkua pas vetëm tetë muajsh në krye të skuadrës.

Trajneri aktual i madrilenëve, Alvaro Arbeloa, thuhet se po ndjek pikërisht planin e lënë nga Ancelotti – një metodë që deri tani ka funksionuar mjaft mirë.

Ndërkohë, Real Madridi pritet të bëhet me trajner të ri në verë pasi nuk besojnë te Arbeloa në projektin afatgjatë, megjithatë kjo situatë mund të ndryshojë nëse e fiton Ligën e Kampionëve dhe La Liga-n.

About Author
Kushtrim Guraj
View All Articles

Related Posts