Tarifat e reja të rrymës shtyhen për 1 maj
Tarifat e reja të energjisë elektrike të parapara të hyjnë në fuqi më 1 prill, pritet të shtyhen deri më 1 maj, ka bërë të ditur kryesuesi i bordit të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE), Ymer Fejzullahu. “Tarifat aktuale të energjisë elektrike do të mbesin në fuqi gjatë muajit
Sot përfundon afati për deklarimin e pasurisë për zyrtarët publikë, paralajmërohen masa për ata që nuk e bëjnë
Procesi i deklarimit të rregullt vjetor të pasurisë për vitin kalendarik 2025 është në fazën finale. Afati ligjor për përmbylljen e tij, përfundon sot. Në përputhje me Ligjin për Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollin e Pasurisë dhe Dhuratave, të gjithë personat zyrtarë në Republikën e Kosovës ishin të obliguar ta kryejnë
Peci: Ndarjet etnike pengojnë zhvillimin dhe të ardhmen evropiane të Kosovë
Në konferencën “Kohezioni Social në Shoqëritë e Ndara: Perspektiva Krahasuese dhe Realitete Lokale” u theksua se ndërtimi i një shoqërie të bashkuar mbetet thelbësor për zhvillimin e Kosovës dhe rrugën e saj drejt integrimeve euroatlantike. Kryetari i Mitrovicës së Jugut, Faton Peci, theksoi se kohezioni social duhet
Ndërprerje të energjisë elektrike në Teheran pas shpërthimeve në Isfahan
Qyteti iranian i Isfahanit duket se është bombarduar rëndë gjatë natës së të martës, ndërsa pati raportime për shpërthime dhe ndërprerje fillestare të energjisë elektrike në kryeqytetin Teheran. Një video e postuar në mediat sociale, dhe e gjeo-lokuar nga CNN, tregon një seri shpërthimesh të mëdha në Isfahan. Minaret e
Shoferi godet automjetin zyrtar, lëndohen dy policë
Dy policë kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor, pasi vetura zyrtare e tyre është goditur një veturë tjetër. Rasti ka ndodhur në Ferizaj, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe ndaj tij është iniciuar rast në procedurë të rregullt. “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i
Policia rrit prezencën, K9 në terren para ndeshjes Kosovë-Turqi
Në prag të përballjes Kosovë-Turqi, autoritetet e sigurisë kanë ndërmarrë masa të shtuara për të garantuar zhvillim sa më të mirë të këtij eventi sportiv. Policia e Kosovës ka “blinduar” zonën përreth hotelit ku është akomoduar Kombëtarja e Turqisë, duke rritur ndjeshëm prezencën e saj në terren, përfshirë edhe njësitin
Tentuan të hyjnë në Britani të fshehur në kamion, arrestohen dy shqiptarë
Dy shqiptarë janë vënë në pranga, ndërsa janë kapur teksa tentonin të futeshin në Angli të fshehur në kamionë. Sipas mediave britanike, shqiptarët janë arrestuar nga policia franceze në Calais të premten, ndërsa kamioni me të cilin po udhëtonin po përgatitej të hipte në një traget. “Njëri mbante një pistoletë
27 vjet nga masakra në Pastasellë të Rahovecit
Sot janë bërë 26 vjet nga masakra në Pastasellë të Rahovecit. Në këtë masakër nga forcat serbe janë vrarë dhe masakruar 106 persona nga ky fshat dhe fshatrat përreth. Pastasella, u sulmua ditën e fundit të marsit. Dy tanke ishin vendosur lart në kodër, katër tanke kishin depërtuar brenda në
Vidhet trafoja elektrike dhe nafta në Sllatinë të Fushë Kosovës
Një rast vjedhjeje është raportuar në fshatin Sllatinë, ku persona të panjohur kanë vjedhur një trafo të energjisë elektrike dhe sasi të naftës. Sipas raportit policor, trafoja ishte e vendosur në një shtyllë elektrike, ndërsa përveç saj është raportuar se nga rezervuari i një kamioni dhe nga makineri të tjera
Ngacmoi një grua në Prishtinë, përfundon në pranga
Një grua në Prishtinë ka njoftuar policinë se është ngacmuar nga një burrë. Sipas raportit policor, i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti ka ndodhur në rrugën “Ali Vitia” në kryeqytet.










