Ish-presidenti amerikan Bill Clinton dhe bashkëshortja e tij, Hillary Clinton, kanë kërkuar që dëshmia e tyre para Kongresit mbi lidhjet me Jeffrey Epstein të zhvillohet publikisht, për të shmangur, sipas tyre, përdorimin politik të çështjes.
Ata janë thirrur nga Komiteti i Mbikëqyrjes së Dhomës së Përfaqësuesve për të dhënë deklarime, fillimisht në dyer të mbyllura.
Bill Clinton e cilësoi dëshminë sekrete si një “gjykatë kangur” dhe kërkoi një seancë të hapur, ndërsa Hillary Clinton tha se kanë bashkëpunuar dhe janë të gatshëm të flasin publikisht.
Demokratët akuzojnë republikanët se po e përdorin hetimin për sulme politike, ndërkohë që nuk ka prova që implikojnë Clintonët në aktivitete kriminale të lidhura me Epstein.






















