Në tavolinat e e secilit deputet, sot ka nga një njoftim prej Gjykatës Kushtetuese.

Letrat janë shpërndarë nga Sekretaria e Kuvendit, ku bëhet e ditur se deputetët mund të çojnë komente deri më 19 maj.

Kjo lidhur me kërkesën e AAK-së për vendimin për votim të fshehtë që është marrë nga kryesuesi Avni Dehari.

“Të nderuar deputetë,

Bashkangjitur në këtë shkresë, ju dërgoj njoftimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës për regjistrimin e kërkesës K0124/25, të parashtruar nga deputetja Time Kadrijaj dhe dhjetër (10) deputetë të tjerë të Kuvendit të Republikës së Kosovës, lidhur me vlerësimin e kushtetueshmërisë së “Vendimit të datës 5 maj 2025 për mosvotimin e formimit të Komisionit për Votim të Fshehtë për zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës”.

Deputetët e Kuvendit mund ti paraqesin komentet e tyre me shkrim, nëse kanë lidhur me kërkesën e lartëcekur, jo më vonë se më 19 maj 20252”, thuhet në letër.

Related Posts