Shumë njerëz nuk konsumojnë mjaftueshëm ujë dhe nuk janë as të vetëdijshëm për pasojat që kjo ka në shëndetin e tyre. Doktoresha Nadira Awal shpjegoi se për çfarë bëhej fjalë.

Ajo tha se është më mirë të pini ujë gjatë gjithë ditës në vend që të prisni derisa të keni etje. Dhimbjet e kokës janë një shenjë e hershme e dehidrimit.

“Ndërsa trupi dehidratohet, prodhimi i pështymës zvogëlohet, duke bërë që goja të thahet. Buzët gjithashtu mund të thahen dhe plasariten,” tha ajo për Metro.co.uk .

Kur trupi nuk është mjaftueshëm i hidratuar, lëkura bëhet më pak fleksibël. Awal tha se ekziston një test i thjeshtë i lëkurës në të cilin ju shtrëngoni butësisht dhe lëshoni lëkurën në pjesën e pasme të dorës.

“Nëse lëkura nuk kthehet shpejt në pozicionin e saj normal dhe në vend të kësaj duket ‘e shtrënguar’, mund të jetë një tregues i dehidrimit”, shpjegoi ajo.

Dehidratimi gjithashtu ndikon në nivelet tuaja të energjisë. Lodhja është një shenjë e zakonshme e kësaj gjendjeje, por shumë njerëz e injorojnë atë. Ndërsa dehidrimi bëhet më ekstrem, simptomat bëhen më të rënda. Ka një rrahje të shpejtë të zemrës, vështirësi në frymëmarrje etj.

Në raste ekstreme të dehidrimit, popullatat e cenueshme, duke përfshirë të moshuarit dhe fëmijët, duhet të kërkojnë kujdes mjekësor. Awal këshillon meshkujt të pinë tre litra ujë në ditë. Gratë duhet të pinë afërsisht dy litra ujë çdo ditë.

About Author
Valjeta Turkaj
View All Articles
Check latest article from this author !
Asgjë nuk është e rastësishme në këtë jetë dhe askënd nuk e takojmë rastësisht…
Moti sot

Moti sot

April 14, 2025
Ngjarjet e ditës: 15 prill 2025

Related Posts